​Pacolli pret në takim ambasadorin e Luksemburgut, Paul Schmit

​Pacolli pret në takim ambasadorin e Luksemburgut, Paul Schmit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin ka diskutuar për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit.

“Kam pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin diskutova për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit.  Falenderova ambasadorin Schmit për vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut në synimin e Kosovës për t'u bërë anëtarë si në Interpol ashtu dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale