Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Meta fton konferencë për media

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Meta fton konferencë për media

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të ketë një dalje për median sot në mëngjes për të komentuar dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Burime nga RTV Ora bën të ditur se konferenca do të mbahet në orën 08:00 dhe pritet të ketë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çregjistroi.

Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.