Sot mbyllet Java Egjiptiane, Haradinaj merr pjesë në manifestimin qendror

Sot mbyllet Java Egjiptiane, Haradinaj merr pjesë në manifestimin qendror

​Java Egjiptiane e cila ka nisur para pesë ditësh për nder të ditës së këtij komuniteti, sot do të mbyllet në Gjakovë më dy aktivitetet kryesore.

Fillimisht në ora 14:00 do të mbahet finalja e turnirit në futboll në sallën e sporteve “Shani Nushi”.

Ndërsa prej orës 19:00 mbahet manifestimi qendror në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Për të pranishmit është përgatitur edhe një program kulturo-artistik.