Pendarovski në Berlin - mbështetje gjermane për Maqedoninë e Veriut

Pendarovski në Berlin - mbështetje gjermane për Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, presidenti i Maqedonisë së Veriut sot takohet me presidentin Shtajn Majer. Në takim me shefin e diplomacisë Mas, është konfirmuar mbështetja gjermane për pranim në BE, shkruan DW.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, sot në Berlin do të pranohet nga presidenti gjerman, Frank Valter Shtajnmajer me të gjitha nderimet ushtarake në parkun Belvi, pas së cilës do të ketë bisedë. Në kuadër të vizitës në Gjermani, Pendarovski dje ka pasur takim me ministrin gjerman për Punë të Jashtme, Hajko Mas, në të cilin është diskutuar veçmas për pranimin e RMV-së në BE.

Gjermania me dekada i përkrahë shtetet perëndimore në rrugën drejt sigurisë pasi që ato janë vende të cilat gjenden drejtpërdrejt përpara derës së BE-së dhe zhvillimi i tyre ka pasoja direkte ndaj Gjermanisë, kumtoi MPJ-ja gjermane. Në rajon po kryqëzohen interesa të ndryshe. “Nëse ia kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, hapësirën e lënë do ta plotësojnë të tjerët”, theksoi ministri Mas.

Në raportin e fundit KE-ja ka konstatuar zhvillim të Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e MPJ-së gjermane pas takimit me Pendarovskin dhe shtohet se veçanërisht si sukses i madh vlerësohet tejkalimi historik i mosmarrëveshjes rreth çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës. Për ministrin gjerman është e qartë: patjetër të shpërblehen përpjekjet politike të cilat i ka bërë Qeveria e RMV-së dhe ka çuar vendin përpara.

Në samitin e fundit, BE-ja përsëri e ka anuluar vendimin për fillimin e bisedimeve hyrëse me RMV-në dhe Shqipërinë, duke u arsyetuar se kjo është për arsye teknike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas Samitit ka deklaruar se do të bëjë çmos, në kuadër të fuqive të saja, që në tetor të ketë vendim pozitiv në lidhje me datën për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.