​Arrestohet personi që vodhi 2 mijë euro në bankë

​Arrestohet personi që vodhi 2 mijë euro në bankë

Policia e Mitrovicës njofton se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, derisa ishte duke patrulluar Njësia e Hetimeve Rajonale, ka vërejtur se i kërkuari për veprën penale ‘grabitje’, Ç. B. 19 vjeçar, gjendet në veturën e cila ishte në lëvizje, ku Policia ka arritur ta përcjellë veturën në fjalë duke bërë arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, të raportuar më 14 maj në Vushtrri.

Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, bëhet e ditur se më  14 maj i dyshuari në një bankë ka grabitur 2000 euro. 

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.