Loriana Kuka: Nuk kam pritur se do ta fitoj të bronztën

Loriana Kuka: Nuk kam pritur se do ta fitoj të bronztën

Xhudistja e re, Loriana Kuka ia ka sjell edhe një medalje Kosovës, pasi ka fituar të bronztën në Minsk të Bjellorusisë.

Pas dy medaljeve të fituara në ditën e shtunë, Kosova, dje, ka shtuar edhe një medalje  në Lojërat Evropiane.

Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pas ballafaqimit garuesja jonë ka folur për RTK-në duke dhënë se nuk e kishte pritur që do të merrte ndonjë medalje.

“Nuk kam pritur fare të fitoj medalje, kam pritur mbase vendin e pestë apo shtatë. Në luftë për medalje kam qenë duke humbur në 30 sekondat e fundit. Kam bërë rikthim dhe kam fituar me ippon, ka qenë një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë. Kur e kam parë reagimin e publikut dhe Tonit jam gëzuar. Momenti me Tonin ishte shumë i bukur dhe kurrë nuk do ta harroj”, ka theksuar Loriana.

Ndryshe, medalje të artë ka fituar Majlinda Kelmendi ndërsa të argjendtë, Nora Gjakova.