Vajzat e mia

Vajzat e mia

JEVREM BRKOVIĆ

Nëse do të kisha vajzë
Do ta quaja Helena.
Nëse do t’i kisha dy vajza
Do t’i quaja Helena dhe Itana.
Nëse do t’i kisha tri vajza
Do t’i quaja Helena, Itana dhe Tavita.
Helenën do ta martoja me një tregtar grek,
Sipas mundësisë
të ishte pasardhës i Homerit.
Itanën do ta dërgoja në Sarajevë
të bëhej infermiere.
Tavita ta studionte arkeologjinë
që një ditë në Dukël
edhe varrin tim ta hapte

(Përktheu: Salajdin Salihu.
Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)