Ruiz po e shijon jetën në Roll Roycen që kushton 395 mijë euro

Ruiz po e shijon jetën në Roll Roycen që kushton 395 mijë euro

Andy Ruiz është rikthyer në Kaliforni në këtë javë me një Rolls Royce Phantom, pas fitores befasuese ndaj Anthony Joshuas në boks.

Boksieri 29-vjeçar i befasoi të gjithë në fillim të muajit, pasi i shkaktoi britanikut humbje e parë në karrierë, mirëpo edhe i mori titujt e kampionit të botës.

Imperial, vendi ku jeton meksikano-amerikani, ka rreth 17 mijë banor, derisa një numër tejet i madh kishin dalë në rrugë për ta pritur atë.

Ishte një pritje e jashtëzakonshme për kampionin më të ri në boks në peshat e rënda, derisa ato momente i ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

“Një falënderim i madh shkon për RR Rancho Mirage që më ka ndihmuar ta festojë Championshipin tim, por edhe që t’i rrisë fonde për fëmijët në nevojë”, ka thënë ai.

Askush nuk e kishte pritur që Ruiz do ta mposhte Anthony Joshua në Madison Square Garden, por në fund të këtij viti ata kanë aranzhuar një ripërballje për titujt e botës.