Te Vëllaznimi e mohojnë dorëheqjen e Agim Canës

Te Vëllaznimi e mohojnë dorëheqjen e Agim Canës

Vëllaznimi i ka hedhur poshtë lajmet se presidenti i klubit, Agim Cana, ka dhënë dorëheqje nga posti, duke njoftuar se ai do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e presidentit.

Klubi nga Liga e Parë, niveli i dytë i futbollit në vend, reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke i mohuar lajmet për largimin e Canës nga posti i presidentit të klubit.

“Njoftojmë opinionin se informata e botuar në portale se kinse presidenti i Vëllaznimit Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron”, thuhet në reagimin e klubit gjakovar.

Vëllaznimi njoftoi se presidenti i klubit ndodhet në pushim vjetor momentalisht dhe se ai do të punojë për ta rikthyer klubin në ligën elitare kosovare, Superligë.

“Agim Cana aktualisht është në pushim vjetor, por vazhdon të ushtroj detyrën e presidentit të klubit së bashku me kryesine aktuale”, thuhet më tej në njoftim.

“Të përforcuar edhe me anëtar të ri të kryesisë do të angazhohen që Vëllaznimin ta rikthejnë në Super Ligë qysh në edicionin 2020/2021.”