Aleanca për Shqiptarët: Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore

Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten.

Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën shkruajnë nga Aleanca për Shqiptarët. /Alsat-m