Për pesë muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 1.5 milionë shtetas të huaj

Për pesë muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 1.5 milionë shtetas të huaj

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2019, janë 829.164.

Krahasuar me Maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %. Në Maj 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 401.531. Sipas  INSTAT, krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur me 1,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në Maj 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.

Në pesëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 28,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 9,1 %.