Prokuroria ngriti 71 akuza gjatë 24 orëve të fundit

Prokuroria ngriti 71 akuza gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, si dhe dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve monetare në vlerë prej 6,305.1 euro neni 112, si dhe për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë 1 SD Card-Mikro, I zi, 8 GB neni 268.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona me inicialet,  T.Th., pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, A.K., dhe A.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale "Dhunimi”, si dhe një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personi me inicialet V.V., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj katër (4) personave. Në Departamentin e Përgjithshëm është ndaluar një person nga prokurori kujdestar për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ku dyshohet se i njëjtit ka sulmuar një zyrtar policor. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale” dhunimi”, “kanosje”, “dhunë në familje”, “ lëndim i lehtë trupor”, gjithashtu e njëjta prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Aktuale