Vala e rrezikshme e të nxehtit po vjen, temperatura arrin 45 gradë

Vala e rrezikshme e të nxehtit po vjen, temperatura arrin 45 gradë

Sinpotikanët paralajmërojnë se i nxehti afrikan do të godasë edhe Shqipërinë duke sjellë temperatura deri në 45 gradë.

Europa do të goditet nga një valë e te nxehtit afrikan, e cila do të bëjë që temperaturat e ajrit të arrijë deri në 45 gradë celcius.

Meteolab, parashikon që kjo valë do të përfshijë edhe Ballkanin dhe Shqipërinë.

“Vendi yne do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të ngjiten deri në 38 gradë celsius, situatë që do të vijojë deri në fillimin e muajit korrik, ku pritet që kjo valë e të nxehtit të përshijë Ballkanin dhe Shqipërinë”- parashikon Meteoalb.