Prishtina – St Joseph’s, vjen ekskluzivisht në RTK

Prishtina – St Joseph’s, vjen ekskluzivisht në RTK

RTK vazhdon të sigurojë transmetime ekskluzive për teleshikuesit e vet.

Pas Lojërave Evropiane në Minsk dhe ndeshjeve të rrethit parakualifikues për Ligën e Kampionëve, ku pjesëmarrëse është skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli, RTK ka siguruar të drejtën ekskluzive edhe për transmetimin e ndeshjes së rrethit parakualifikues të Ligës së Evropës ndërmjet Prishtinës dhe St Joeph’s. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten (më 27 qershor) në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.