Jahtin e kaploi zjarri, rojet bregdetare e shpëtojnë Klitschkon me familje

Jahtin e kaploi zjarri, rojet bregdetare e shpëtojnë Klitschkon me familje

Wladimir Klitschkon dhe familjen e tij e kanë shpëtuar shërbimi bregdetar i qytetit të Majorkës pasi jahtin e ukrainasit e ka kapluar zjarri.

Katër vetë duhej të shpëtonin pasi jahtin, duke u larguar nga Ibiza, e kaploi zjarri gjersa ish-kampioni ka publikuar një videon të dramës.

Ekuipazhi bëri një telefonatë emergjente në 1.30 të mëngjesit të së hënës pas asaj që doli të ishte një zjarr në motor.

“Kini kujdes atë që dëshironi: fati mori dëshirën time për ‘disa adrenalin’. Ne jemi evakuuar, familja dhe miqtë duke u shpëtuar nga rojat bregdetare dhe ekipi i shpëtimit të zjarrit”, shkroi 43-vjeçari në llogarinë personale në Twitter.

Në videon e postuar nga Klitschko, mund të shihen vërshimet e shkumës të zjarrfikësve teksa kanë përshkruar jahtin “TO-7”.

Ndryshe, Klitschko disa vite rresht ishte kampion i boksit për peshat e rënda.