I shqetësoi fansat me pamjen e jashtme, reagon protagonisti i “Friends”

I shqetësoi fansat me pamjen e jashtme, reagon protagonisti i “Friends”

Matthew Perry u fotografua pak ditë më parë në Manhatan të Nju Jorkut me flokë të shpupuritur, me rroba të gjera, me një shenjë në faqen e djathtë dhe thonj të paprerë.

Aktori i famshëm me rolin e Chandler në serialin “Friends” krijoi shqetësim te fansat e tij, por ai vetë vendosi që t’i qetësonte ata me humorin me të cilin i ka bërë të qeshin përgjatë viteve.

Në Twitter, 49-vjeçari shkroi “Do të bëj manikyr këtë mëngjes. Nuk ka problem apo jo? E bëjnë edhe burrat”.

Matthew Perry ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës dhe ka vuajtur nga depresioni vitet e fundit.