Punëtorët në Lindje vazhdojnë të punojnë më shumë se ata në Perëndim

Punëtorët në Lindje vazhdojnë të punojnë më shumë se ata në Perëndim

Edhe për një kohë punonjësit metalikë në Gjermaninë Lindore do të vazhdojnë të punojnë më shumë se ata në Perëndim, pasi që bisedimet për të reduktuar orët javore kanë dështuar.

Sindikata më e madhe në Gjermani, IG Metall, ka kërkuar që punëtorëve metalikë dhe elektrikë të ju reduktohet orari, me 3 orë në javë, përcjell albinfo.ch. 

Punëtorët e kësaj fushe, në javë zakonisht punojnë deri në 35 orë në perëndim, por në Gjermanin Lindore është më ndryshe, atje punojnë 38 orë.  

Dhe, një gjë e tillë nuk besohet se do të ndryshojë edhe për një kohë pasi që punëdhënësit dhe sindikatat nuk arrijnë marrëveshje.  

IG metall, që ka pothuajse 2.3 milionë anëtarë në të gjithë Gjermaninë janë shprehur të zhgënjyer që punëdhënësit nuk ishin përgatitur të reduktonin orët javore të punës për tu përshtatur me ata të perëndimit.