Shtyhet gjykimi për tentim vrasjen e vitit 2008 në Mitrovicë

Shtyhet gjykimi për tentim vrasjen e vitit 2008 në Mitrovicë

Në mungesë të prokurorit Njazi Rexha, të martën, ka dështuar gjykimi, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj të akuzuarit për vrasjen në tentativë, Rrahmon Xhafa.

Gjykatësi Beqir Halili, ka njoftuar palët se prokurori Rexha gjendet në pushim mjekësor.

Në këtë seancë ishte e paraparë që të prezantojë edhe eksperti mjekoligjor Naim Haliti, mirëpo ai ishte lajmëruar nga gjykatësi Halili që të mos vijë.

Në mungesë të kushteve ligjore seanca është shtyrë për 18 shtator 2019, në ora 10:00.

Përveç të akuzuarit Xhafa, ishte i akuzuar edhe Bekim Peci për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”, mirëpo, gjykatësi Halili, me aktvendim më 1 tetor 2018, jashtë seancës gjyqësore e ka pushuar procedurën penale ndaj tij, për shkak të parashkrimit absolut.

Sipas aktakuzës, së ish-Prokurorisë Publike të Qarkut, Rrahmon Xhafa po akuzohet se me 28 maj 2008, në Mitrovicë afër urës kryesore mbi lumin “Ibër” e përballë sallës sportive “Minatori”, me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, e të cilën nuk e ka përfunduar.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që pas fjalosjes rreth aksidentit të komunikacionit të shkaktuar ditë më parë, në mes të pandehurit Rrahmon Xhafa dhe Kadri Zahitit, ashtu që ka sulmuar të dëmtuarin Kadri Zahiti me thikë patentë, dhe e ka goditur pesë herë në regjionin e barkut dhe kraharorit, me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të natyrës se lehtë trupore.

Më tutje, në aktakuzë thuhet se, në po të njëjtin vend dhe kohë, derisa i pandehuri Xhafa e godet me thikë të dëmtuarin Kadri Zahiti, ndërhyn për ta mbrojtur djali, i vëllait të tij, Vedran Zahiti, i cili kishte qenë në shoqëri me të, ku edhe atë e godet me thikë shtatë herë dhe shkakton plagë shpuese prerëse, ashtu qe lëndime këto të cilat janë konsideruar si lëndime të natyrës së rëndë trupore. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi