Kërkohet paraburgim për dhunuesin e të miturës

Kërkohet paraburgim për dhunuesin e të miturës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.C., nga komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur.

Sipas Prokurorisë më 5 qershor afër një shkolle të mesme në komunën e Rahovecit, ,i pandehuri E.C., e detyron të dëmtuarën të mitur L.D.,  që të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë ku përderisa e dëmtuara ishte duke shkuar për të blerë një shishe ujë afër shkollës, i pandehuri e kishte ftuar kinse për t’i treguar diçka, pas refuzimit nga ana e të dëmtuarës me arsyetimin se kishte mësim dhe nuk kishte kohë, i njëjti duke përdorur forcën e kap për krahu, e dërgon në shtëpinë e pabanuar afër shkollës, e zhvesh me forcë dhe e kryen aktin seksual, duke u larguar më pas, dhe duke e lëne të dëmtuarën ne vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.C., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.