Takimi Pendarovski – Shtajnmajer, mbështetje për eurointegrimet

Takimi Pendarovski – Shtajnmajer, mbështetje për eurointegrimet

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë konfirmimin nga homologu i tij gjerman Frank Valter Shtajnmajer për mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.

Kjo thuhet në kominikatën e kabinetit të presidentit Pendarovski, pas takimit të dy presidentëve, disa ditë pas vendimit të Këshillit Evropian se vendi do të marrë në tetor një epilog rreth negociatave me BE-në, meqë Bundestagu Gjerman nuk ka arritur të vendosë në rend dite më herët çështjen.

 “Presidenti Shtajnmajet e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO. Presidenti Pendarovski shprehu pritshmëri që Maqedonia e Veriut së shpejti të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe për një kohë të shkurtër do të përfundojë ratifkimi i protokollit për anëtarësim nga ana e vendeve anëtare të NATO-s, me të cilën Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës”, thonë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

Gjermania, javë më parë, ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. /Alsat-m