Padia kundër ‘Bild’, Rama i dorëzon prokurën avokatit gjerman

Padia kundër ‘Bild’, Rama i dorëzon prokurën avokatit gjerman

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se i ka dorëzuar prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e Bild.

Kreu i qeverisë shprehet se gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- thekson Rama. /ATSh