Shqipëri, KQZ merr vendimin për grupet që do numërojnë votat

Shqipëri, KQZ merr vendimin për grupet që do numërojnë votat

KQZ në mbledhjen e sotme vendosi “Për ngritjen e grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ me 4 vota pro dhe 1 kundër, vendosi që Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, do të përbëhen nga katër anëtarë, dy anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe dy anëtarë do të përzgjidhen nga KZAZ-ja me short nga anëtarët e emëruar kryesisht të KQV-ve të KZAZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur edhe për ndryshimin e vendit të numërimit të Votave të ZAZ-së 67, Qarku Korçë dhe të ZAZ-së nr.85 dhe ZAZ- së nr.87, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Ndërkaq 5 ditë nga 30 qershori, ka nisur edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në juglindje këtë të martë mbërritën fletët dhe kutitë e votimit.

Materialet zgjedhore janë shpërndarë edhe në Elbasan, Vlorë, Fier, Kukës dhe Krujë. /ATSh