​Zhiviq merr pjesë në inaugurimin e qendrës “Biofruti”

​Zhiviq merr pjesë në inaugurimin e qendrës “Biofruti”

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq mori pjesë në inaugurimin e qendrës për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike “Biofruti” në Kaçanik, në pronësi të Zarije Malesi.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe drejtoresha e USAID-it Lisa Magno, zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Kosovë, Collen Hyland, si dhe përfaqësues të Komunës së Kaçanikut.    

Zhiviq me këtë rast theksoi se gratë në Kosovë paraqesin faktor relevant në prodhimtarinë bujqësore  dhe përbëjnë gati gjysmën e fuqisë punëtore në Kosovë.

 Ajo gjithashtu theksoi se do të vazhdojë të përkrah të gjitha gratë nga zonat rurale të cilat do të marrin shembull Zarije Malesi, dhe udhëzoi ato që t’i shfrytëzojnë mundësitë për realizimin e përfitimeve të projekteve të tyre nga Programi i Zhvillimit Rural, si dhe nga programet tjera nga organizatat e huaja donatore për zhvillimin e bizneseve të tyre me qëllim të përmirësimit të mirëqenies private e gjithashtu edhe të biznesit, duke mundësuar kështu krijimin e vendeve të punës.

“Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka përgatitur politika përkrahëse për gratë të cilat merren me prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, në mënyrë që të inkurajohet dhe të forcohet roli i gruas në biznes duke i ndihmuar kështu zhvillimit të tyre ekonomik dhe social”, tha Zhiviq.