Cengiz: Nevojë urgjente hetimi ndërkombëtar për çështjen Khashoggi

Cengiz: Nevojë urgjente hetimi ndërkombëtar për çështjen Khashoggi

E fejuara turke e gazetarit dhe disidentit saudit, Jamal Khashoggi kërkoi sot për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për zbardhjen e vrasjes së tij.

Khashoggi, i cili punonte për ‘’Washington Post’’ dhe me banim në SHBA, u vra në mënyrë misterioze në tetor 2018 në ambientet e brendshme të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte kishte ardhur për të kërkuar disa dokumente për martesën me të fejuarën, Hatice Cengiz.

“Ka një nevojë urgjente për një hetim ndërkombëtar për këtë vrasje’’, pohon Cengiz në një një tryezë të rrumbullakët diskutimesh, në kuadër të takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë.