Nitaj: S’kemi arritur ta dëshmojmë urdhërdhënësin e deportimit të turqve

Nitaj: S’kemi arritur ta dëshmojmë urdhërdhënësin e deportimit të turqve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, , njëherazi një nga anëtarët e Komisionit hetimor për rastin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Komisioni nuk ka arritur që të dëshmojë për urdhërdhënësin e deportimit të qytetarëve turq.

Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.  

“Nuk kemi arritur ta dëshmojmë urdhërdhënësin, por kemi arritur të dëshmojmë një numër shkeljesh. Ky raport është një bazë e mirë për adresimin e përgjegjësisë.Tani radhën e kanë institucionet e tjera, që janë të ndara nga Kuvendi i Kosovës”, ka theksuar Nitaj. “Shpeshherë e vërteta e pretenduar edhe kur është absolute është e pavlevshme nëse nuk arrinë të argumentohet”.