Bolton: Dera për negociata reale me Iranin është e hapur

Bolton: Dera për negociata reale me Iranin është e hapur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të kryejnë negociata me Iranin, deklaroi këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, John Bolton, pasi Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione shtesë kundër Teheranit.

Bolton tha se pavarësisht nga masat ndëshkuese, presidenti Donald Trump “e ka mbajtur derën hapur për negociata reale dhe gjithë ajo që Irani duhet të bëjë është të kalojë nëpër atë derë të hapur”.

Këto komente, Bolton i bëri në fillim të bisedimeve trepalëshe midis ekspertëve të sigurisë amerikane, ruse dhe izraelite në një samit të pashembullt në Jeruzalem, qëllimi kryesor i të cilit ishte Irani.

”Irani është një burim i luftës dhe agresionit në Lindjen e Mesme. Ndërsa flasim, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së po kërkojnë një rrugë drejt paqes”, shtoi ai.