Kryeministri Sarec kryeson sondazhet zgjedhore

Kryeministri Sarec kryeson sondazhet zgjedhore

Në Slloveni, partia e kryeministrit Marjan Sarec, LMS, rezulton e preferuara e votuesve me 16,6%.

Ajo gjendet një pikë e gjysmë mbi opozitën konservatore të Partisë Demokrate Sllovene, SDS, e udhëhequr nga ish-kryeministri Janez Jansa me 15%, ndërsa socialdemokratët (SD) mbeten në kuotën e 7,6%, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i kërkimeve demografike ”Medianas”.

Mbështetja për punën e mirë të qeverisë doli në pah nga  53,9% e  të anketuarve, ndërsa opozita mbështetet nga 12%.

Ndër figurat politike më të popullarizuara është konfirmuar presidenti i Republikës, Borut Pahor, i ndjekur nga kryeministri Marjan Sarec dhe eurodeputetja socialdemokrate, Tanja Fajon.