Haxhiu njofton për kthimin në votim të projektligjit që lidhet me sportin

Haxhiu njofton për kthimin në votim të projektligjit që lidhet me sportin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka treguar se janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimin e amendamentit 5 të propozuar nga ai që mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizime dhe funksionalizimin e tij.

Njoftimin e tij Haxhiu e ka bërë në rrjetin social Facebook. 

Angazhimin e Haxhiut e ka përshëndetur trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka. 

Kjo iniciativë ligjore e Haxhiut nuk ishte përkrahur në dy seancat e kaluara nga disa deputetë. 


MË SHUME NGA Aktuale