Haradinaj: Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve

Haradinaj: Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”.

i tha se është i gëzuar që sheh bashkëpunim në mes Organizatës “Orkide” dhe ambasadës turke në Kosovë. "Unë sot jam i gëzuar që e shoh një bashkëpunim në mes Organizatës ‘Orkide’, por edhe zonjave dhe femrave të Prizrenit. Kjo është një porosi shumë e mirë edhe për me ruajt traditën, por edhe me krijuar vende të punës në të ardhmen. Dëshiroj të ju falënderohem edhe në emër të Qeverisë. Kosova është e mirë, sa të mirë janë edhe turqit e Kosovës. Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve. Ju mund të llogaritni në miqësinë tonë. Ne jemi vend i vogël dhe anojmë anëtarësimin në NATO, dhe nuk është e lehtë për një vend të vogël si Kosova. Kemi nevojë për më shumë njohje. Por krejt e dinë që Kosova nuk e harron ndihmën që na i bëtë", tha Haradinaj.

Ai i ka dhuruar Sevgi Kervan, koordinatore e Organizatës "Orkide", një libër për pasuritë e Kosovës.

Çagri Sakar, ambasador i Turqisë në Prishtinë ka falënderuar të gjithë ata që përkrahën për këtë projekt. “Është elementi i parë në ndikon në zhvillimin e një shteti. Ne si ambasadë turke do të përkrahim këtë shoqatë dhe kjo është e rëndësishme. Kosova është shteti i ri, por përkundër faktit që është shtet i ri, keni mbajtur gjallë komunitetet në Kosovë”, tha ai.