DSH: Shefi venezuelas i shërbimeve sekrete është në SHBA

DSH: Shefi venezuelas i shërbimeve sekrete është në SHBA

I dërguari special i administratës Trump, konfirmoi sot se gjenerali Manuel Ricardo Cristopher Figuera, shefi venezuelas i shërbimeve sekrete, ndodhet në SHBA.

I dërguari amerikan, Elliott Abrams deklaroi para reporterëve në Departamentin e Shtetit se SHBA-ja nuk e solli atë në vend.

Megjithatë ai shtoi se është i lumtur që Figuera kishte ardhur dhe se dëshiron të flasë me atë.

Abrams tha se është plotë shpresë pas mbërritjes së Figuera pasi beson se ai ka shumë për të thënë në lidhje me situatën në Venezuelë dhe se mund të influencojë liderë të tjerë ushtarakë të marrin në konsideratë se si mund të jetë e ardhmja e tyre nëse largohen./ATSH/