Feronikeli ende në epërsi kundër Lincoln Red Imps

Feronikeli ende në epërsi kundër Lincoln Red Imps

Feronikeli e ka mbyllur me epërsi të një goli pjesën e parë ndaj Lincoln Red Imps në ndeshjen gjysmëfinale të rrethit parakualifikues për Ligën e Kampionëve, që po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri"

As 3 minuta të plotë nuk iu deshën djelmoshave nga Drenasi për të shënuar golin e parë. Ishte Mendurim Hoti, i cili me një goditje tejet precize la të shtangur portierin kundërshtar.

Kujtojmë që nëse Nikli arrin të fitojë sonte, atëherë në finale do të ndeshet me San Coloman. 

Feronikeli është ende në epërsi kur po zhvillohet minuta e 60-të.

Këtë ndeshje mund ta shikoni drejtpërdrejt vetëm në RTK 1.