Ekstremi i djathtë akuzohet për krijimin e një grupi terrorist

Ekstremi i djathtë akuzohet për krijimin e një grupi terrorist

Prokurorët gjermanë akuzuan anëtarët e organizatës së ekstremit të djathtë “Revolution Chemnitz” për krijimin e një grupimi terrorist.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal të Karlsruhe konfirmoi se anëtarët janë akuzuar për krijimin e këtij grupi në shtator në mënyrë që të planifikojnë dhe kryejnë sulme terroriste.

Ajo nuk dha detaje të tjera, por tha se shumë shpjet do të publikohet një deklaratë për shtyp.

Sipas medies lokale, anëtarët e këtij grupi kishin planifikuar dhe paramenduar një rebelim të ngjashëm me luftën civile në Berlin në 2 tetor 2018./ATSH/