Lekaj - Konjufcës: Do të përballësh me drejtësinë

Lekaj - Konjufcës: Do të përballësh me drejtësinë

Disa orë pas mbledhjes në Komision Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj,  ka theksuar se do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që përdorin shpifje dhe denigrime.  

Kësisoji ai përmes një postimi në Facebook e ka paralajmëruar shefin e grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcen, se do ta padisë pas akuzave që ai ia ka bërë Lekajt ‘se ka marrë para nga biznesmenët Devolli’.

“Ne veprojmë sipas ligjit dhe për punët tona japim përgjegjësi kudo dhe kurdo.Ndërsa, të gjithë ata që përdorin shpifjet dhe denigrimet e ulëta për përfitime personale, sikur Glauk Konjufca sot, do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Lekaj.


MË SHUME NGA Aktuale