“Mungesa e ushqimit në veri”, Shala: Propagandë e Serbisë për ta heq taksën

“Mungesa e ushqimit në veri”, Shala: Propagandë e Serbisë për ta heq taksën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka quajtur propagandë Serbisë për ta hequr taksën atë që quhet “Mungesa e ushqimit në veri”.

“Është e gjitha propagandë dhe nuk ka mungesë të ushqimit në veri. Ky është një plan i Serbisë që ka për synim heqjen e taksës, përndryshe, çdo qytetar i Kosovës ka qasje të barabartë në ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme për jetë”, tha Shala për lajmi.net.

Ai është shprehur se qytetarët e komunave veriore të Kosovës i kanë mundësitë e furnizimit me të gjitha gjërat e nevojshme për të jetuar njëlloj sikur e gjithë pjesa tjetër e Kosovës.

Mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht ditëve të fundit se banorët e katër komunave serbe në veri janë në gjendje të keqe dhe buzë krizës humanitare pasi sipas tyre nëpër markete po mungojnë artikujt themelorë.