Sot emrat e rinj të Qeverisë në Kuvend

Sot emrat e rinj të Qeverisë në Kuvend

Gjashtë ministra do të largohen dhe po aq do të marrin detyrën e re sot në seancën e thirrur nga kryetari i Kuvendit, pasi kryeministri Zoran Zaev të dielën dorëzoi në Kuvend propozimin për riformatimin qeveritar.

Listës së ministrave që do të largohen i prin Dragan Tevdovski, ministër i Financave, i cili pasohet nga Lupço Nikollovski, Suhejl Faziu, Sadulla Duraku, Zoran Shapuriq dhe Hazbi Lika. Në propozimin për emërimin e gjashtë ministrave të rinj vërehet se ministrinë e RDK-së do ta marrë Partia Liberaldemokrate ku për ministër i Pushtetit Lokal është propozuar Guran Milevski. Kryeministri Zoran Zaev i prin listës së emërimeve të reja ku përveç postit të kreut të Qeverisë, ai do të udhëheq edhe me ministrinë e Financave. Naser Nuredini do të emërohet ministër i Ambientit, ndërsa paraardhësi i tij Sadulla Durau do të emërohet në të njëjtën seancë si ministër i Ministrisë së posaformuar për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike. Hisni Ismaili nga partia Alternativa do të jetë ministër i ri i Kulturës dhe vjen pas dorëheqjes së Asaf Ademit,  ndërsa Ministrinë e Bujqësisë do ta udhëheq Trajan Dimovski.