Instagram mohon pretendimet se përgjon përdoruesit

Instagram mohon pretendimet se përgjon përdoruesit

Rrjeti social Instagram, aplikacioni i shpërndarjes së fotove dhe videove, nuk i përgjon bisedat private të përdoruesve të saj në mënyrë që t’iu shfaqë atyre reklama të dedikuara, theksoi pronari Adam Mosseri në një intervistë të publikuar nga CBS-ja.

“Ne nuk i shohim mesazhet tuaja, nuk dëgjojmë në telefonin tuaj, nëse do e bënim këtë do të kishte jashtëzakonisht shumë probleme për shumë arsye të ndryshme”, theksoi ai.    

“Megjithatë e kuptoj se e keni të vështirë që të më besoni”, shtoi Mosseri.

Pronari i Instagram, një filial i Facebook, u pyet mbi faktin se reklamat në lidhje me produkte të përmendura gjatë bisedave private mund t’i shfaqeshin më pas përdoruesve në fjalë.


MË SHUME NGA Tech