Anti-korrupsioni shqyrton propozimin e Zaev për ministër të Financave

Anti-korrupsioni shqyrton propozimin e Zaev për ministër të Financave

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka hapur debat mbi propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për të ushtruar edhe funksionin e ministrit të Financave.

Për momentin, Anti-korrupsioni mbi dyshimet për konflikt interesi është duke shqyrtuar propozimin e Qeverisë.

Jo zyrtarisht Zaev pritet ta tërheq propozimin. Neni 44 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit parashikon konflikt interesi, po propozimi i kryeministrit nuk bie ndesh me Ligjin për Qeverinë.

Për këtë arsye komisioni për anti korrupsion është duke shqyrtuar mundësinë e interpretimit./Alsat