Rikonstruimi, “fshesa” e preku edhe Zaevin

Rikonstruimi, “fshesa” e preku edhe Zaevin

Kuvendi nisi debatin për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar.

Para fillimit të seancës, Antikorrupsioni solli mendim se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të marr funksionin e ministrit të Financave paraqet konflikt interesi. Pasi njoftimi arriti në Kuvend, Zaev tërhoqi propozimin dhe njoftoi se do të ushtrojë funksionin deri në emërimin e ministrit.

"Edhe pse ligji dhe Kushtetuta e lejojnë një gjë të tillë, kur hapet debati nga Kuvendi, deputetët, opozita dhe trupat rregullatorë siç është anti-korrupsionit e cila nuk ka diskutuar por dërgoi porosi serioze, përfshi edhe ekspertët obligohemi që propozimin ta tërheqim dhe ju njoftojë se në përputhje më dispozitat në Ligjin për Qeverinë, do të ushtroj detyrën e ministrit deri në propozimin e ministrit të ri”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por opozita, duke u thirrur në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve shtetërore, i kujtoi kryeministrit se nuk ka të drejtë të ushtrojë funksion ministri dhe se një gjë të tillë duhet ta bëj zëvendësministri i cili gjithashtu emërohet nga Kuvendi.

"Ekskluzivisht zëvendësministri i cili zgjidhet nga Kuvendit ka të drejtë dhe obligim ta zëvendësojë ministrin e Financave në këtë rast. Çdo nënshkrim i Kryeministrit në dokument, vendim ose akt do të jetë e paligjshme, e pabazë dhe kriminalitet”, pohoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita kishte kritika edhe për propozimet tjera.

"Zoran Zaev dëshiron të bëhet kryeministër, ministër i Financave, ai propozoi vetëm për kryesues të trupit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë, kryesues në trupin për reforma në gjyqësor, Zaev me një lëvizje i shkarkoi 70 kryetar degësh në LSDM”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

"Paralajmërimi juaj se do ta hiqni propozimin dhe do ta ushtroni funksionin është lojë me Kuvend. Talat Xhaferin dhe të gjithë deputetët i detyruat të shohin me sy mbyllur për faktin që propozimin tim hodhën poshtë dhe mbështetën propozimin tuaj jo ligjorë”, theksoi Vlladimir Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në fillim të seancës u konstatuan dorëheqjet e ministrit të Kulturës, të Ekologjisë, të Bujqësisë dhe zëvendësit të Arsimit. Për shkak se Rregullorja e Kuvendit mundëson debat vetëm për shkarkime dhe jo për dorëheqje, të gjithë deputetët e opozitës u paraqitën për fjalë duke adresuar kritika për propozimin e kryeministrit për shkarkimin e ministrit të Financave dhe atë të Pushtetit Lokal. Shkarkimi i ministrave pritet të bëhet sot, ndërsa emërimet e reja në seancën e ditës së enjte. Në ekspozenë e shkarkimeve dhe propozimeve, Zaev kujtoi siç tha ai sukseset e kësaj Qeverie në planin ndërkombëtar dhe hapat e paraparë në rrafshin ekonomik. /Alsat-m