Shkaku i privatësisë, rekomandohet mbulimi i kamerës për selfie

Shkaku i privatësisë, rekomandohet mbulimi i kamerës për selfie

Vetëm shikojeni kamerën për selfie në telefon, ku mbase edhe jeni duke e lexuar këtë shkrim dhe imagjinoni se sa shumë mund të zë në kuadër.

Tërë pamjen që mund ta mbledhë, ka mundësi të përfundojë në kompjuterin e dikujt, që do ta keqpërdorte në forma të ndryshme. Vetëm nëse nuk e keni të mbuluar këtë zonë, atëherë privatësia juaj mund të jetë shkelur prej ndonjë hakeri.

Mbyllja e kamerës së laptopëve, është konsideruar si shprehi paranoide, derisa shefi i Facebook, Mark Zuckerberg e zbuloi aksidentalisht se mbulon kamerat e laptopit, shkaku i sigurisë. Kjo lë të kuptohet, se hakerët punojnë në sisteme të ndryshme, që të ndërhyjnë në kamerat e pajisjeve të komunikimit, qoftë edhe te njerëzit më të zakonshëm.

Ishte Partrick Wardle, që në vitin 2017, zbuloi se si për 13 vjet me radhë, keqbërësit kanë ndërhyrë në kamerat e Apple Mac që të vjedhin pamje të ndryshme. FaceTime ka qenë në krye të lajme në fillim të vitit, për ndërhyrjet që mund të bëheshin, vetëm për shkak të një lëshimi të vogël të kompanisë.

Mirëpo, pse pikërisht kamera për selfie është më e rrezikshme dhe jo edhe ajo që ndodhet në pjesën e pasme, ka këtë bëjë me mundësinë se kamera për selfie, nuk mund të mbyllet. Ekspertët e sigurisë, kanë bërë të ditur, se kjo kamerë mund të hapet edhe pa dëshirën tonë dhe të merren pamje, të shumta, vetëm nëse nuk mbyllet me ndonjë shtresë.

Andaj, rekomandohet mbulimi i kamerës për selfie, sepse përbën rrezik gjatë tërë kohës, veçanërisht te ata që kanë vërejtur ndonjëherë ndonjë aktivitet të pazakontë në telefonin e tyre.


MË SHUME NGA Tech