YouTube iu mundëson shfrytëzuesve më shumë kontroll mbi materialet

YouTube iu mundëson shfrytëzuesve më shumë kontroll mbi materialet

Në mënyrë që të ndalojë përmbajtjen e dëmshme, në algoritmit që rekomandon video të ndryshme, YouTube ka bërë disa ndryshime shumë të mira.

Me anë të këtyre formave, shikuesit do të kenë më shumë kontroll mbi materialet që i shikojnë dhe mund t’i ndalin rekomandimet në tërësi.

“Nuk dua të më rekomandoni ndonjë kanal” është një prej opsioneve, derisa nëse kërkohet opsioni “nuk jam i interesuar” rekomandimet për atë kategori më nuk do të vazhdojnë.

Varësisht nga dëshira, përdoruesit e YouTube do të vazhdojnë të përcjellin muzikë apo materiale se si punohet vet gjera të ndryshme. Por, do të ketë ndryshime, në mundësinë e ‘Up Next’, apo videos që fillon menjëherë pasi të ketë përfunduar ajo që është përzgjedhur ka shikuesi.

Sistemi i ri, do të specifikojë, pikërisht atë që dëshiron të shikojë përdoruesi dhe jo të lëshohen pamje të ndryshme që nuk janë në interes të tij edhe pse mund të jenë të mira. 


MË SHUME NGA Tech