Instagrami ka vënë reklama edhe në një pjesë ku nuk kishte më herët

Instagrami ka vënë reklama edhe në një pjesë ku nuk kishte më herët

Të gjithë e kemi ditur, se do të vendosen reklama edhe në këtë pjesë, që është shumë e shfrytëzuar.

Rrjeti social Instagram, ka bërë të ditur ditë më parë, se do ta përdorë pjesën e Explorer, për të përfituar nga reklamat.

Në fillim reklamat nuk do të shihen, mirëpo sapo përdoruesi të klikojë në ndonjë fotografi, do të shoqërohet me imazhe tjera kur rrëshqasin, që i përkasin të njëjtës kategori.

Deri më tani, reklama ka pasur në faqen kryesore dhe në hapësirën e storieve, ndërsa tani do të ketë edhe në Explorer, si pjesa ku nuk kishte më parë dhe gjithçka bëhej pa ndonjë imponim.

Raportohet se kjo pjesë e Instagramit, shfrytëzohet rreth 20 për qind nga përdoruesit, që është mundësi e mirë për përfitim.

Zyrtarë të Instagram, kanë bërë të ditur, se përdoruesve iu ofrohen vetëm reklama, bazuar në interesin e tyre, konkretisht ato që ata i klikojnë dhe pëlqejnë.