VIDEO- Hapet ekspozita “Figurat kombëtare dhe familjet e njohura shqiptare"

VIDEO- Hapet ekspozita “Figurat kombëtare dhe familjet e njohura shqiptare"

Sot bëhen 29 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut, me këtë rast, në shenjë nderimi për këtë datë historike, hapet ekspozita, “Figurat kombëtare dhe familjet e njohura shqiptare në veprat e artistëve evropian” e autorit Eqrem Zenelaj.

Prof.dr. Eqrem Zenelaj, autor i ekspozitës dhe Ruzhdi Panxha, drejtor i departamentit të Veprimtarisë Kërkimore pranë Agjencisë së Përgjithshme të Arkivave të Kosovës, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, folën për hapjen e ekspozitës, për nderë të ditës së deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe me rastin e pensionimit të drejtorit të Agjensionit të Arkivave të Kosovës, Ram Manaj.

Zenelaj fillimisht sqaroi se në këtë ekspozitë sjellë 139 portrete -gravura e dokumente të figurave kombëtare shqiptare me përmasa ndërkombëtare nga Skënderbeu, Gjergj Dhimitër Basta, Papë Shqiptar Albani, Dinastia shqiptare në Moldavi e Rumuni, Gjika deri tek gjeniu i hekurudhave, Karl Gasper Gega, e Mehmet Aliu i  Egjipt. Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe portretet e Ali Pashë Tepelenës, Ismail Qenalit dhe pjesëtarëve të familjes, etj.

Edhe Ruzhdi Panxha, drejtor i departamentit të Veprimtarisë Kërkimore pranë Agjencisë së Përgjithshme të Arkivave të Kosovës, foli për këtë eveniment, me rastin e shënimit të Deklaratës së 2 Korrikut.

Ai sqaroi se ekspozita e Zenelajt mbahet për dy ngjarje: 2 Korrikut 1990, Deklaratës Kushtetuese dhe me rastin e pensionimit të kryeshefit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës,  Rame Manaj.

Panxha pos tjerash njoftoi se ekspozita “Figurat kombëtare dhe familjet e njohura shqiptare në veprat e artistëve evropian” e autorit Eqrem Zenelaj hapet sot, në ora 19:00 në Muzeun e Kosovës.

Për më tepër ndiqni videon në vazhdim: