Toyota Supra është më e shpejtë se që reklamohej

Toyota Supra është më e shpejtë se që reklamohej

Modeli Supra, del të jetë më i fuqishëm se që Toyota pretendonte.

Fakti se Toyota Supra është vetëm një BMW Z4 e maskuar mirë, me të cilën ndanë të njëjtën platformë, motor dhe shumë përbërës, është lehtë të vërehet, veçanërisht nëse shikohet nën kapak, ku shihen edhe disa pjesë me logo nga BMW.

Shpejtësia maksimale që arrin deri në 250 kilometra në orë, është një element tjetër që tregon se kemi të bëjmë me një makinë të fuqishme gjermane.

Gjë tjetër që duket se e ka përvetësuar Toyota, është mënyrën se si BMW ia fshehë shpejtësinë makinave të reja, duke reklamuar një limit tjetër. Në teori, kjo është një shpejtësi shumë më e lartë, se që pjesët e kësaj makine mund ta përballojnë.

Modeli Supra me 335 kuaj fuqi, ishte thënë se mund të lëvizë me shpejtësi maksimale, deri në 250 kilometra në orë, por, në realitet është ndryshe. Kjo makinë, ka arritur 263 kilometra në orë, brenda 30 sekondave, madje derisa ishte në marshin e katërt dhe kishte edhe dy marshe tjera për të shkuar.

Bazuar në këtë, mund të thuhet se Toyota Supra mund të arrijë edhe më shpejtë, meqë ka një motor shumë më të mirë.