A mundet vitamina D t’i parandalojë sulmet e astmës

A mundet vitamina D t’i parandalojë sulmet e astmës

Astma është sëmundje e zakonshme e kanaleve të frymëmarrjes të mushkërive, e cila e parandalon futjen e duhur të ajrit dhe mund të shkaktojë ankth afatgjatë dhe vdekje.

Edhe fëmijët edhe të rritur mund të preken nga kjo sëmundje. Vështirësia në frymëmarrje mund të shkaktojë alarm dhe, rrallëherë, astma mund të jetë fatale.

Një synim afatgjate i hulumtuesve që merren me këtë sëmundje ka qenë parandalimi i sulmeve të astmës.

Së fundmi, hulumtuesit kanë theksuar rolin e mungesës së vitaminës D në këtë sëmundje.

Çfarë është vitamina D?

Zakonisht janë dy forma të kësaj vitamine në trup – vitamina D3 dhe ajo D2.

Vitamina D3 sintetizohet në lëkurë në ekspozim të rrezeve të diellit, por gjithashtu mund të absorbohet nga ushqimet me vaj ose nga ushqimet e fortifikuara me vitaminë D, por edhe nga suplementet me vitaminë D.

Vitamina D2 merret nga dieta, kryesisht nga kërpudhat.

Që të dy format e kësaj vitamine konvertohen nga enzimat në trup në formë aktive.

Nivelet e vitaminës D rrjedhimisht janë të prira të jenë të ulëta në dimër për shkak të mungesës së rrezeve të diellit.

Roli i vitaminës D në astma

Vitamina D mund të ndihmojë në shumë mënyra për ta parandaluar astmën. Fillimisht, kjo vitaminë është modulator i fuqishëm i imunitetit dhe gjithashtu i forcon mbrojtjet antimikrobiale në trup.

Kështu ajo e zvogëlon shpeshtësinë e ftohjeve dhe infeksioneve tjera respiratore që mund t’i nxisin sulmet e astmës.

Në anën tjetër, ajo mund ta zvogëlojë intensitetin e inflamacionit të kanaleve të frymëmarrjes që po ashtu është problem për pacientët me astmë.

Ekspertët kanë treguar se suplementet e vitaminës D e ulin rrezikun e sulmeve të astmës nga 6% në 3%.

Por, në anën tjetër, nuk ka ndonjë dëshmi shkencore se vitamina D i përmirëson simptomat e përditshme apo funksionin e mushkërive.

Ekspertët thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’u ditur saktë efektet e vitaminës D te pacientët që vuajnë nga astma.