Jaguar ka nisur të testojë dy versione të F-Type

Jaguar ka nisur të testojë dy versione të F-Type

Me shumë kamuflazh, në pistë janë testuar kupeja e zakonshme dhe versione me mundësi që t’i hapet tavani.

Të gjithëve iu pëlqen Jaguar F-Type, mirëpo makina që nga viti 2013 ka mbetur e njëjtë, ka nevojë për shumë ndryshime.

Për këtë arsye, Jaguar ka nisur punën që të bëjë ndryshimet e duhura në këtë model, që do të prezantohet më 2020. Derisa janë shumë të kamufluara, nuk mund të shihen linjat që do t’i ketë, megjithëse vërehen dritat shumë më të vogla.

Gypat për nxjerrjen e gazrave, lënë të kuptohet që është një makinë me djegie të brendshme, ose hibride, por jo tërësisht elektrike si ishte raportuar më herët.

Që të dy versionet e F-Type, të cilat Jaguar i ka testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, pritet të prezantohen gjatë këtij vitit, ndërsa nuk dihet data e lansimit.