BMW angazhon kompozitor të njohur, për t’ia krijuar tingullin Vision M

BMW angazhon kompozitor të njohur, për t’ia krijuar tingullin Vision M

Kompozitori i njohur, Hans Zimmer që ka fituar disa çmime, është angazhuar që Vision M të ketë tingull të mahnitshëm.

Sa i përket makinave elektrike, ka shumë gjëra në të cilat duhet të punohet, derisa më kryesorja është autonomia dhe siguria që ofron. Teknologjia e lartë, lehtësirat për shoferin dhe mundësitë e vet vozitjes, janë kërkesa shtesë për këto lloj makinash, që po kërkohen shumë në treg.

Në anën tjetër, është edhe mungesa e tingullit, pasi gjithçka punon me bateri dhe nuk dëgjohet asgjë. Kjo e bënë të pasigurt në rrugë, sepse nuk dëgjohet se po afrohet, si dhe nuk ofron aspak emocion te shoferi.

Për këtë arsye BMW e ka angazhuar kompozitorin e njohur Hans Zimmer, që të krijojë një tingull special, që Vision M të ketë një tingull të veçantë.

Tingulli që do kompozohet, pritet ta bëjë BMW Vision M shumë më energjik, si dhe të dëgjohet në rrugë për më shumë siguri.