Ja cila veturë mund të përshkojë më së shumti kilometra në ‘rezervë’

Ja cila veturë mund të përshkojë më së shumti kilometra në ‘rezervë’

Sa herë mendoni për nivelin e karburantit në rezervuar, ndodh që të ndizet drita indikatore.

Megjithëse veturat moderne japin informacion rreth asaj se sa kilometra mund të përshkojë vetura me pjesën e mbetur të karburantit në rezervuar, ky informacion shpesh është i gabuar.

Se sa mund të përshkojë vetura në ‘rezervë’ varet kryesisht nga stili i vozitjes e lloji i rrugës, por edhe nga kompania që e ka prodhuar atë.

Një problem i këtillë është trajtuar nga ueb faqja “Compare The Market”, të cilët kanë testuar 96 modele të 26 prodhuesve të ndryshëm për të përcaktuar se cila veturë mund të përshkojë më së shumti kilometra në ‘rezervar’.

5 veturat që përshkojnë më pak kilometra:

KIA – Veturat nga kjo kompani mund të arrijnë mesatarisht në 74.1 kilometra me dritë ndezur të rezervuarit.

Mitsubishi – Mesatarisht 71 kilometra në orë.

Porsche – Rreth 70.2 kilometra.

Fiat – Veturat e markës italiane kryesisht blihen nga klasa punëtore e për këtë pritej që të ishte më i besueshëm në këtë segment.

Megjithatë, veturat e Fiat-it mesatarisht mund të përshkojnë vetëm 66.7 kilometra me karburant në rezervë, ndërsa modeli urban popullor i saj, 500 mund të përshkojë vetëm 59.7 km.

MINI – Nëse vërtet dëshironi t’i vizitoni shpesh pikat e mbushjes së karburantit, atëherë kjo veturë është për ju, kjo pasi me to mund të përshkoni vetëm 60.3 km në ‘rezervar’.

5 veturat që përshkojnë më shumë kilometra:

BMW – Veturat e prodhuesit nga Bavaria kanë një autonomi mesatare prej 87.3 kilometra që mund të përshkohen në ‘rezervar’. Kampioni brenda kësaj shtëpie është Seria 5 me 110 kilometra.

Volkswagen – Veturat e prodhuesit gjerman mund të përshkojnë mesatarisht 87.3 kilometra ndërsa modeli më i mirë brenda kësaj kompanie është Passat me 120 km.

Lexus – 88.4 km.

Ford – Me veturat e prodhuesit amerikan mund të përshkohen mesatarisht 88.4 km në rezervë, ndërsa modeli më i besueshëm i saj është Mondeo me 112km.

Volvo – Nëse nuk dëshironi të shkoni shpesh te pikat e karburantit atëherë blini veturën nga prodhuesi suedez, Volvo.

Kilometrat mesatare që mund të përshkohen në ‘rezervë’ me Volvo janë 94.7 kilometra, ndërsa modeli me autonominë më të madhe në ‘rezervë’ është V40 me 113 kilometra.


MË SHUME NGA Auto