Ja disa metoda për largimin e yndyrës në gjak

Ja disa metoda për largimin e yndyrës në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës.

Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe, nëse ai arrin mbi 500 mg/dl, atëherë konsiderohet si tepër i lartë.

Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale, pa nevojën e medikamenteve.

Kufizimi i sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një rrugë e duhur për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni bukën dhe makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrave në gjak

Shmangni yndyrat e ngopura

Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Kufizimi i alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup. Andaj, është e këshillueshme që të paktën të përgjysmohet sasia e marrë e alkoolit.


MË SHUME NGA Shëndetësi