Etiopi, mbi 800 persona të diagnostikuar me kolerë

Etiopi, mbi 800 persona të diagnostikuar me kolerë

"Deri tani, 871 persona janë diagnostikuar me kolerë në zona të ndryshme", tha transmetuesi lokal FANA, duke cituar drejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik, Getachew Tolera.

Etiopia ka diagnostikuar 871 persona me kolerë, një sëmundje akute e diarresë infektive.

"Deri tani, 871 persona janë diagnostikuar me kolerë në zona të ndryshme", tha transmetuesi lokal FANA, duke cituar drejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik etiopian, Getachew Tolera.

Rastet e kolerës janë përhapur në provincat Oromia, Amhara, Tigray, Somali dhe Afar, si dhe në dy qytete të mëdha të vendit.

Sëmundja deri tani ka shkaktuar vdekjen e 17 personave, ka thënë Getachew.

Shumica e rasteve janë raportuar nga provinca Oromia, me 350 persona të diagnostikuar me sëmundjen infektive.

Rreth 125 persona janë diagnostikuar me sëmundjen në kryeqytetin Addis Abeba dhe një në qytetin Dire Dawa në lindje të Etiopisë.

Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, në të gjithë vendin janë ngritur 26 qendra karantine.

Sipas transmetuesit lokal, së paku 291 mijë persona janë vaksinuar në zonën perëndimore Harerghe të provincës Oromia.