Audi S3 i ri është parë duke u testuar në rrugë

Audi S3 i ri është parë duke u testuar në rrugë

Rival i fuqishëm për Mercedes-AMG A35.

Modelet A3 dhe S3, kompania gjermane ka nisur t’i freskojë, që të ngjajnë sa më shumë me A6, A7 dhe A8. Derisa tashmë A3 është parë duke u testuar, reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë duke u testuar në rrugë edhe S3 i ri.

Bazuar në imazhet e siguruara, shihet se ky S3 ka ngjashmëri të madhe me pjesën e përparme të A3, derisa pjesa e pasme dhe anësore ndryshojnë. Ata që kanë pritur, që S3 i ri të ketë kulm si të kupesë, mund të zhgënjehen, sepse forma e këtij modeli është më sportive.

Të gjitha këto ndryshime, janë bërë që të rivalizojë fuqishëm me Mercedes-AMG A35, si dhe disa makina që janë në treg. Brendia e Audi A3 të ri nuk është arritur të fotografohet, por besohet të ketë teknologji të lartë dhe të ofrojë shumë rehati.